Turp për ju politikan shqiptar, që po hani bukën e fëmijëve të varfër në Maqedoni, ju jeni tradhëtar

Shqiptarët po ikin çdo ditë nga Maqedonia, turp për ju politikan shqiptar që mashtroni dhe flisni fjalë të mëdha kur po hani bukën e mashtrimit, bukën e turpit.

Shqiptarër dergjen burgjeve të pafajshëm prej më shumë se 25 vite pas pavarësisë së Maqedonisë, turp për ju shqiptar politikan të ulur nëpër ato kolltuqe të qelbura që u vjen era e keqe, era e tradhëtisë, servilizmit, hipokrizisë, paaftësisë.

Shqiptarët vuajnë për bukën e gojës, ata nuk kanë bukë të hanë nëpër sofrat e tyre, shumë femijë nga krimi i madh që po ju bëni, flejnë të uritur , kurse ju hani bukën e tyre, turp për ju politikan shqiptar dhe demagog 25 vjeçar, që nuk ngopeni dot nga hajdutëria që keni brenda në shpirt.

Shqiptarët po vriten, gjakosen, tmerrohen të pafajshëm për 25 vjet, turp për ju shqiptarët e politikës që tradhëtuat gjakun tuaj, fisin tuaj, vëllain tuaj.

Shqiptarët po kërkojnë bukë nëpër korpat e mbeturinave, turp për ju politikanët mashtrues që me surratin tuaj ekspozoheni në emision si patriotët dhe humanistët më të mëdhenjë.

Shqiptarët po shesin shkrepsa nëpër rrugë sepse baballarët e tyre ranë dëshmorë, turp për ju politikan shqiptar që me gjakun e tyre keni ulur në kolltukun e krimit.

Ju jeni jeni politikanët e turpit, ju do të mbaheni mend gjatë për tradhëtinë e madhe që i bëtë popullit tuaj./InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu