Turp për OKB

Veprimtari dhe ish i burgosuri politik Shpëtim Pollozhani ka reaguar publikisht për kandidaturën e Vuk Jeremiq për postin e sekretarit gjeneral të OKB-së, transmeton InfoShqip.

Në një shkrim të tij në facebook, Pollozhani fajëson këshillin e sigurimit të OKB-së që lejoi kandidaturën dhe e numëruan të parin në listën e kandidatëve nga shtetet e Europës Lindore, nxënësin e Millosheviqit dhe të shumë kriminelëve të tjerë të luftës, Vuk Jeremiq.

Për më shumë mund të ndiqni të plotë shkrimin:

“Në mesin e disa dhjetra kandidaturave për Sekretarin e ardhshëm gjeneral të OKB, në vend të parë, në listën e shteteve të Europës Lindore renditet emri i nxënësit të Millosheviqit, Sheshelit, Arkanit dhe Kapiten Draganit- Vuk Jeremiq. Vallë me ç’farë platforme u paraqit kandidati i një shteti që OKB po ia mbulon gjenocidin ne Bosnë, Kroaci dhe në Kosovë. Çfarë standartesh ka këshilli i Sigurimit të OKB kur i selekton ka ndidaturat dhe ia dërgon Asamblesë Gjenerale për t’u votuar. A i ndjek vallë Këshilli i Sigurimit i OKB se deklaratat e Jeremiq për Kosovën, të cilat akoma po ndjellin zi dhe luftë. Mos vallë edhe në administratën e OKB serbët e përdorin strategjinë e Carëve Rusë me flori e mish të bardhë, njëlloj sikurse me pashallarët e Bosforit. Si është e mundur që Sërbia ta lër prapa Letoninë dhe Slloveninë dy shtete me të civilizuar dhe më paqësor në këtë pjesë të botës? Edhe pse Jeremiq nuk fiton, renditja e tij si i dytë pas Antonio Gutieresh i cili eshte nga Portugalia dhe ka më shumë vota- njëmbëdhjetë për me tre kundër, renditja si i dyti për Serbinë është një fitore dhemirënjohje e nivelit botëror. Ku ishte këtu përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB ?Mos vallë edhe ky ishte në shoping, njëlloj si një deputete shqiptare kur votohej pranimi i Kosovës në UNESKO?Përse anëtari i Shqipërisë nuk prezantoi deklarata të Jeremiq të cilat janë shoveniste dhe luftënxitëse. Unë kërkova por muk dijta të gjej se si ka votuar për këtë kandidaturë të turpit të OKB, përfaqësuesi i shtetit amë të shqeiptarëve- Shqipëria. Jeremiq vite me radhë punon në OKB si Sekretar. Përveç Marshit mbi Lumin Drina, muzikë e cila lëshohej gjatë therjeve dhe dhunimeve në Bosnë, Kroaci dhe në Kosovë pë ti përmbytur klithmat e viktimave, Jeremiq kolegëve të vetë të administratës së OKB, me siguri u lëshon edhe ndonjē Cecë e Dragicë. Turpë OKB.” Përfundon Pollozhani. /InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu