Turqi, mbyllen 104 fondacione lidhur me FETO-n

Zëvendës-kryeministri i Republikës së Turqisë Veysi Kaynak deklaroi se në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO, pas tentimit të grusht shtetit më 15 korrik, në mbarë Turqinë janë mbyllur të paktën 104 fondacione, raporton Anadolu Agency (AA).

Kaynak në deklaratën për gazetarin e AA-së u përqendrua në luftën kundër organizqtës terroriste FETO kur është në çështje Drejtoria e përgjithshme e fondacionit, e cila vepron në Qeverinë e Republikës së Turqisë.

Kaynak theksoi se pas 15 korrikut fillimisht janë bërë revizione dhe kontrolle brenda 15 fondacioneve, të cilët janë themelues të universitetit, ndërsa lidhen me FETO-n.

“Drejtoria këto fondacione i ka pezulluar dhe kundër tyre është ngritur procedurë juridike. Lufta jonë vazhdon, dhe janë mbyllur gjithsej 104 fondacione, ndërsa Drejtoria e përgjithshme për fondacione mori kontrollin mbi pronën e tundshme dhe dhe të patundshme të këtyre fondacioneve”, tha Kaynak.

Ai shtoi se janë bërë hetime lidhur me aktivitetet e shumë fondacioneve, si dhe janë pezulluar një numër i caktuar i personelit, për shkak të lidhjes me organizatën terroriste FETO.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu