Turqia ka bërë një hap para, duke bërë gati gjashtë avionë luftarakë F- 16 këtë mbrëmje, një shfaqje kjo e fuqisë së saj ushtarake.
Avionët luftarakë u ngritën nga Baza Ajrore e Eskisehir rreth orë 7:30 të pasdites me orën lokale, me “zhurmë të madhe”, tha një burim per “Express.co.uk”. Ato tani po bejne prova dhe demostrime ne ajer. Levizja vjen vetëm një ditë pasi Ambasadori i Rusisë u qëllua për vdekje në kryeqytetin turk, Ankara, duke ringritur tensionet mes dy vendeve. Polici jashtë detyrës, Mevlut Mert Altintas ekzekutoi me një armë zjarri Andrei Karlovin të hënën pasdite në një galeri arti. Moska reagoi me tërbim, kur një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse e konsideroi vrasjen si një “akt terrorizmi”. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u tha një ditë më parë se e kishte telefonuar Presidentin Putin me urgjencë, i zënë në panik sapo kishte ndodhur vrasja