Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu sot i bëri thirrje botës ta njohë Jerusalemin Lindor për kryeqytet palestinez.
Thirrja u dërgua në hapjen e seancës së jashtëzakonshme të kreut të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI).
“Fillimisht, shteti i Palestinës duhet të njihet prej të gjitha shteteve të tjera. Ne të gjithë duhet të luftojmë për këtë. Duhet të kërkojmë prej shteteve të tjera ta njohin shtetin e Palestinës në bazë të kufijve prej vitit 1967 dhe me kryeqytetin Jerusalemi Lindor“, theksoi Çaushogllu.
Turqia është kryesuese në rotacion e (OBI) dhe kërkoi seancë të jashtëzakonshme në Stamboll pas vendimit të SHBA-së për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. Qëllimi është të sillet zgjidhje e përbashkët si përgjigje ndaj vendimit të Trampit.