Turqia dhe Greqia: Gati të mbështesim njëra-tjetrën për të përballuar pasojat e tërmetit

Gjatë një bisede telefonike, ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Greqisë – respektivisht Mevlut Çavusoglu dhe Nikos Dendias – nënvizuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur njëri-tjetrin në rast nevoje”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë përmes një komunikate të shkruar.

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e qytezës Seferihisar në rrethin Izmir të Turqisë, në orën 14:51 me kohën lokale.

Sipas një njoftimi në uebfaqen e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), epiqendra e tërmetit që u ka marrë jetën 4 personave dhe ka lënë të plagosur 152 të tjerë deri tani, ishte 16,54 km në thellësi të detit Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu