Turqia po e furnizon Serbinë me dronë? Ja çfarë thotë Pandeli Majko për lajmin që trazoi ‘rrjetin’

Ministri Pandeli Majko ka komentuar lajmin se Ankaraja do të furnizojë me dronë vrasës Serbinë. Majko u shpreh se populli shqiptar do ta mbajë shënim këtë veprim të Turqisë.

“Ne kemi tre marrëdhënie strategjike, por Turqia ka një distancë, por e konsiderojmë të afërt. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, e di, secilido e kupton se ne mbajmë shënim në marrëdhëniet shqiptare turke, kjo regjistrohet, kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai.

I pyetur nëse një gjë e tillë e shqetëson, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia”. Më tej ai shtoi se “Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë. Ata (Kosova) nuk kanë tjetër veç nesh dhe nuk kemi tjetër përveç atyre” tha ai për abc News.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu