Sot, gjatë pushimit të gjatë katër nxënëse të klasës së tetë në shkollën e fshatit Bilaj në Fushë-Krujë, kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Nxënëset janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa kanë shfaqur të dridhura dhe vështirësi në frymëmarrje.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se vajzat u kanë rrëfyer mjekëve se kur janë futur në klasë, pas pushimit të gjatë kanë vënë re se klasa ishte e mbushur me tym. Dyshohet se në klasë është konsumuar hashash, ç’ka ka shkaktuar dhe problemet shëndetësore të vajzave të mitura. /albeu.com/