Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Dritan Goxhajt, i cili u arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Ai është arrestuar pasi akuzohet për veprat penale: “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.