A u dogj nga një shqiptar flamuri grek në Athinë?

Historiani Arben Llalla, nëpërmjet një statusi në “Facebook” sqaron se autor i djegies së flamurit grek në qendër të Athinës më 17 nëntor nuk është shqiptari Skerdi Abduli.

Më herët është raportuar nga mediat në Shqipëri dhe Greqi se ka qenë Abduli ai që e ka djegur flamurin grek. Por Llalla shkruan se e vërteta është ndryshe.

Ai thotë se flamuri grek u dogj nga grupet anarkiste greke dhe jo nga shqiptari Abduli. Ky i fundit ka qenë duke diskutuar mbi djegien e flamurit në “Facebook” dhe është marrë si autor nga mediat greke, sipas Llallës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu