Profesori Gordan Kallajxhiev dhe anëtar i Komisionit për falje, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se anëtarët e Komisionit kanë dorëzuar dorëheqje kolektive, transmeton TV21.
“Njoftojmë opinionin publik për dorëheqjen tonë kolektive nga pozita e anëtarit të Komisionit për falje. Këtë vendim e morëm në përputhje me parimet tona personale dhe profesionale”, thuhet në postimin në profilin e Facebook-ut të nënshkruar nga Metodija Kanevçev, Gordan Kallajxhiev, Arlinda Kadri Shahinoviq, Zora Mitiq, Ana Gjeorgjievska Ivanovska dhe Ajten Shaqiri, M.S.
Kujtojmë se këto dorëheqje vijnë pasi ky komision u kritikua ashpër pas faljeve të fundit, të cilat kryesisht përfshinë individë me vepra kriminale të rënda.