U ngjit në skenë me shalqi nga Lushnja me vete, Saimir Korreshi thyen krahun gjatë performancës së ‘DWTS’

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, i cili “hoqi” kostumin e zyrtarit për tu bërë një me ritmin dhe kërcimin në skenën e “Dancing With The Stars Albania 2”, ka pësuar një incident gjatë performancës së tij.

Incidenti i papritur, i cili i shkaktoi thyerjen e krahut deputetit ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e garës së tij për çmimin e madh, të cilën ai premtoi t’jua dhurojë shtëpisë së fëmijëve autik.

Demokrati në premierën e spektaklit të kërcimit, bëri për vete publikun me performancën e tij, që kulmoi me një shalqi nga Lushnja në skenë.

Me partneren e tij Livia, në një quickstep me këngën “Biçikleta” të Françesk Radit, deputeti bëri çdo shqiptar të kërcejë nga shtëpia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu