Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong fton Trump në takim, ky i përgjigjet pozitivisht ftesës

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ftoi në takim presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ky i fundit tha se do të pranojë.

Njoftimi i papritur se takimi mund të ndodhë në maj u bë nga zyrtarë të Koresë së Jugut në Uashington, të cilët këtë javë kanë takuar Kimin në Phenjan. Ata përcollën një mesazh të tij te Trump dhe thanë se lideri verikorean është “i përkushtuar për de-nu-klearizim”. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se ky është “një moment historik për paqen”.

Koreja e Veriut nuk ka bërë ende asnjë koment zyrtar për zhvillimet e javës. Trump tha se njoftimi i zyrtarëve jugokoreanë është një “përparim i madh”, por shtoi se sanksionet kundër Koresë së Veriut do të mbeten derisa të arrihet një marrëveshje e fuqishme./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu