UEFA ka publikuar listën e shpërndarjes së fitimeve nga klubet europiane në sezonin e kaluar të Ligës së Kampioneve dhe shihet që në këtë dokument është emri i Skënderbeut, skuadër e cila mbërriti deri në play-off të turneut në sezonin 2015-2016.
Klubi korçar, megjithëse u eliminua nga Dinamo e Zagrebit, arriti të kalonte në fazën në grupe të Europa Ligës, sipas rregullores, ndërsa mori një shpërblim të majmë prej 3 milion eurosh nga ndërkombëtarët për këtë arritje, shkruan Panorama Sport.
Nga dokumenti i publikuar nga UEFA, bie në sy se në fund të edicionit 2015-2016, skuadra e cila ka fituar më shumë nga premiot e saj dhe të drejtat televizive të pjesëmarrjes në turne është Mançester Siti, që ka përfituar 83,8 milionë euro nga aktiviteti.
Klubi anglez ndiqet nga Real Madrid me 80 milionë euro dhe Juventus me 76,2 milionë euro.