UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë!

UEFA sot ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka nisur procedurat për Rumaninë dhe Kosovën, pas ndeshjes që u ndërpre në kohën shtesë.

UEFA njoftoi se kishte hapur “procedura disiplinore” pas incidenteve në ndeshjen Rumani-Kosovë. Në kohën shtesë, kur rezultati ishte 0-0, Kosova u larguan nga fusha, pasi tifozët rumunë filluan thirrjet “Serbi, Serbi” dhe hodhën karrige në fushë.

Kosova pastaj nuk pranoi të riktheheshin në fushë, gjë që çoi në ndërprerjen e lojës.

UEFA ka hapur një hetim për të gjykuar rastin, ku ka njoftuar në faqen e tij zyrtare se të dyja Federatat janë duke u hetuar.

“Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet një njoftim.

Po ashtu në fund thuhet se informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu