Mbi punësim dhe borxh prej katër milion eurove – ka gjetur drejtori i ri i ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, Dushko Veskovski, i cili u emërua për drejtor para disa muajve.
Numri më i madh i të punësuarve janë nga të punësuar në administratë ndërsa kanë mungesë të kuadros teknik.
Në “Ujësjellësi dhe kanalizimi” ka të punësuar edhe presona të cilët sipas kualifikimeve nuk duhet të jenë të punësuar në këtë kompani.
Veskovski thotë se ka të punësuar që me profesion janë stomatolog dhe thekson se në suaza të ndërmarrjes nuk ekziston ordinanca ku stomatologu mund ta kryej veprimtarinë e tij. Ai rikujton se mes të punësuarve ka edhe të tillë të cilët vite me radhë kanë marrë pagë mirëpo nuk kanë shkuar kurrë në punë.-