Regjimenti i Operacioneve Speciale të ARM-së kanë kryer sot manovra ushtarake, ku kanë shfaqur aftësitë e tyre të ndërhyrjes së shpejtë në çfarëdo lloj kushtesh të vështira.
Sipas njoftimit të ARM-së, ”Renxherët” dhe ”Ujqit” kanë zbatuar ushtrime me mjete eksplozive për mënjanimin e pengesave dhe ushtrime për reagime ndaj transporterëve të blinduar.
Manovra është pjesë e aktiviteteve të rregullta që i kryejnë këto njësi elite në kushte terreni. Në Krivollak dhe Pepelishtë u kryen edhe selektime të ushtarëve të rinj profesionistë që janë kandidatë për pranim në këto njësi elite ushtarake.