“Arsyeja se pse Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, padyshim ka të bëjë me Rusinë, e cila qartësisht manipulon pa asnjë bazë politike apo ligjore”, ka thënë Klimkin
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, gjatë vizitës së sotme në Tiranë, ka deklaruar se shteti i tij nuk është kundër Kosovës, por shtetin e Kosovës nuk e ka njohur për shkak të Rusisë, pasi Rusia e krahason Kosovën me Krimenë.
“Arsyeja se pse Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, padyshim ka të bëjë me Rusinë, e cila qartësisht manipulon pa asnjë bazë politike apo ligjore, duke gjetur ngjashmëritë mes aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe përpjekjen e kosovarëve drejt të ardhmes së tyre. Ju mund të gjeni përfaqësueses lartë të Rusisë, të cilët qartësisht krahasojnë dhe heqin paralele mes Kosovës dhe Krimesë. Arsyeja për ne është që të mos lejojmë Rusinë që të manipulojë më tej këtë çështje”, tha Klimkin gjatë një konference për media, raporton televizioni publik i Kosovës.
Ai ka shtuar se asnjëherë nuk i kanë bllokuar përpjekjet e Kosovës për t’ju bashkuar organizatave ndërkombëtare.
“Madje ne luajmë futboll me Kosovën, kështu që është një lloj shenje nga ana jonë që nuk është mënyra e qëndrimit tonë të posaçëm politik, është thjesht mënyra për të mos lejuar Rusinë për të manipular më tej këtë çështje”, tha ai.
Gjatë vizitës në Tiranë, Pavlo Klimkin ka takuar krerët më të lartë të shtetit shqiptar.