Ulje të temperaturave, reshje të shiut dhe borës dhe erë veriore do ta përfshijnë vendin në ditët në vazhdim. Nga drejtoria për punë hidrometeorologjike njoftojnë se do të ketë reshje të mëdha të shiut, ndërsa në disa vise malore pritet të krijohen edhe shtresa bore.
Ulje më të mëdha të temperaturave priten nga e shtuna ndërsa të dielën temperaturat e mëngjesit, në disa vende do të zbresin deri në – 10 gradë celsius.
Sinoptikët thonë se krahasuar me dimrat e viteve të fundit, ky dimër pritet të jetë më i ftohtë dhe me më shumë reshje.
“Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar apo vitit paraprak, ky nëntor është më i ftohtë. Megjithatë është muaji nëntor dhe nuk është diçka e jashtëzakonshme….Pritet që ky dimër të jetë më i ftohtë dhe me më shumë reshje. Por kjo nuk nënkupton se për të gjitha rajonet e kontinentit, ose botës do të ishte ashtu. Maqedonia ëahtë rajon i vogël dhe ngjarjet globale do të ndikojnë”, tha Lençe Rizova, Sinoptikane. /Alsat.mk