Prindi për fëmijën do të bënte gjithçka dhe kjo është më se e vërtetuar, por rasti i mëposhtëm tregon se edhe një fëmijë që akoma nuk e di se çfarë është jeta, vendos të rrezikojë shëndetin e saj thjesht që të mos e lërë babain e saj të vdesë.
Babai i kësaj vajze 34 vjeç, vuante shumë nga veshkat dhe i duhej patjetër një transplant veshke për të shpëtuar. Prandaj vajza e tij e vogël i shkruan një letër prekëse ku thoshte se do të bënte gjithçka që babai i saj të mos vdiste.
“Unë nuk do të ju lë të vdisni babi, të lutem më lejo ta jap veshkën time, ti je çelësi ynë i lumturisë”, kishte shkruar vajza.
Pas shpërndarjes së këtij rasti dhe letrës së vajzës 11-vjeçare, shumë njerëz janë sensibilizuar për ta ndihmuar familjen duke shpresuar që dikush ta ofrojë veshkën për këtë njeri.