Partia #UNITETI nëpërmjet deputetit të saj Zulfi Adili, nesër (e martë) 25.10.2016, në ora 11, do të deponojë në Gjykatën kushtetuese Nismë për inicim të procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë, nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Me këtë Nismë kontestohet Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi pa balansimin e njësive zgjedhore thehet Neni 22 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë i cili garanton barazinë e së drejtës zgjedhore, si dhe Neni 51 nga Kushtetuta. Me këtë vendim thehen edhe norma të Kodit zgjedhor. Me këtë zgjedhjet janë antikushtetuese dhe antiligjore.
Shkup, 24.10.2016