Greqia të mos pranoje zgjidhjen eventuale që të jetë termini Maqedoni, ndërsa shtesa maqedonas të mos lejohet për emrin e gjuhës dhe popullit, thuhet në analizën e analistit Janis Lambru të publikuar nga Instituti grek për politika konservative.
Ky pozicion ndoshta nuk përkrahet nga shumica e forcave politike në Greqi, por dominon në mesin e qytetarëve, deklaroi Lambru.
Nëse edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni përsëri fiton VMRO-DPMNE-ja, Lambru nuk pret lëshim nga linja e kuqe e cila nuk lejon ndryshimin e emrit kushtetues ose emrit të gjuhës dhe popullit. Përveç jo fleksibilitetit në raport me pozicionin e emrit dhe identitetit, Lambru njashtu si shumica e grekëve, VMRO-DPMNE-së dhe liderit Nikolla Gruevski ia zënë për të madhe edhe për emërimin e aeroportit Aleksandri i Madh dhe për pjesën më të madhe të projektit Shkupi 2014.
“Fanatizmi i Gruevskit është i vërtetuar shumë mirë. Jo vetëm i Gruevskit, por edhe i shumicës së figurave politike në vendin tuaj. Në shumicën e rasteve ju keni vazhduar që ta shfrytëzoni emrin Maqedoni, madje edhe në Kombet e Bashkuara, edhe pse u bëtë anëtar i OKB-së nën kushtin se do ta shfrytëzoni emrin e përkohshëm FYROM. E riemëruat aeroportin në Aleksandri i Madh. Shenja e fundit e mos lëshimit pe është projekti Shkupi 2014. Kjo tregon se Qeveria nuk ndjen nevojë që të tërhiqet dhe në vend të kësaj po vazhdon që ta përsëritë mantrën e njëjtë dhe për këtë arsye nuk shoh asnjë shenjë progresi në të ardhmen e afërt nga ana e Gruevskit”, deklaroi Lambru. /InfoShqip.com/