Universiteti “Nënë Tereza” me konkurs të ri për vendet në të cilat nuk u bë përzgjedhje

Komisionet Amë në takimin e mbajtur më 05.10.2016, pas shqyrtimit të rrjedhës së procedurave për përgatitjen për fillimin me punë të Universitetit të ri “Nënë Tereza” në Shkup njëzëri konstatuan se:

“Komisioni Amë pas analizës së nevojave prioritare për vitin e parë akademik të këtij institucioni, përgatiti dhe hapi Konkursin për pranimin e kuadrove përkatëse. Pas procedurave për shqyrtimin dhe vlerësimin e kandidatëve, mbi bazë të recensioneve përkatëse bëri përzgjedhjen e tyre dhe bëri konstituimin e këshillit arsimor – shkencor të universitetit. Meqë në këtë fazë u vlerësua se  kushtet për tu pranuar i përmbushën vetëm një numër i caktuar i kandidatëve, Komisioni Amë ,mori vendim për vazhdimin e procedurave duke hapur konkurs plotësues për të gjitha vendet për të cilat nuk u bë përzgjedhje”, thuhet në njoftimin e krerëve të Komisioneve Amë të Universitetit “Nënë Tereza”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu