Pas publikimit të përbërjes së plotë të Stafit Akademik të Universitetit “Nënë Tereza” Alsat mëson se një pjesë e madhe e profesorëve nuk bien në fushat e tyre përkatëse. Mjeku Aziz Pollozhani, zgjidhet profesor ordinar në lëmin e nutricionizmit. Pollozhani në jetën e tij profesionale nuk është marrë me këtë lëmi.
Bistra Netkova një doktore e shkencave juridike zgjidhet në Fakultetin e Shkencave Teknologjike, zgjidhet profesor inordinar në lëmin Komunikim i punës. Por Netkova ka doktoruar në fushën e shkencave juridike dhe nuk ka asnjë ndërlidhje shkencore-akademike, arsimore e profesionale me komunikimin e aq më pak me komunikimin e punës.
Për më shumë ndiqeni kronikën e Alsat M.