Kulla në kryeqytetin e Turqisë, Ankara sonte është duke ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Ambasada turke në Kosovës ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.
“Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të #Ankara-së, Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Faleminderit Atakule”, thuhet në njoftimin e tyre.
Po ashtu me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u ndriçuan edhe dy urat e njohura të Stambollit.
Foto: