Kryeministri slloven Janez Jansa, i cili nxitoi të përshëndeste fitoren e pretenduar të presidentit Donald Trump në zgjedhjet amerikane menjëherë pas votimit, tha në parlament të hënën se ai do të përgëzonte presidentin e ardhshëm të SHBA vetëm kur rezultati i zgjedhjeve të jetë përfundimtar dhe zyrtar.
Jansa hodhi poshtë kritikat nga ligjvënësit e opozitës se duke mbështetur Donald Trump, i cili në fund të fundit humbi zgjedhjet, ai krijoi një “katastrofë diplomatike” për Slloveninë, e nga kjo sipas tyre, administrata e re e SHBA do të injoronte qeverinë e tij.
“Zgjedhjet kanë mbaruar kur pala tjetër pranon humbjen ose kur shpallen rezultatet zyrtare, dhe gjithçka që thuhet para kësaj është vetë politikë,” tha Jansa.
Ai shtoi se do të ishte i lumtur të përgëzonte fituesin e zgjedhjeve kur të vinte koha dhe se ai nuk do të vepronte si ata që dërguan menjëherë urime “duke ndjekur valën e medias”, por do të vazhdonte të vepronte në parimin që “dikush duhet të mendojë për veten e tij”. /tesheshi.com/