Useini i PDSH-së i’a prish hesapet BDI-së në Dollogozhdë

Avokati Adrian Useini që do të garojë për PDSH-në në njësinë e pestë zgjedhore, që në fjalimin e tij të parë në konventën e PDSH-së, theksoi krenarinë për origjinën dhe vendlindjen e tij Dollogozhdën, duke fituar simpatinë e bashkvendasve të tij, të cilët gjatë kohë e kanë pritur një kandidat për deputet nga fshati i tyre.

Strukturat e BDI-së vazhdimisht kanë “investuar” në këtë vendbanim duke ju dhënë funskione disa personaliteteve nga ky fshat, por përvec benefiteve individuale, interesi i përgjitshëm shoqëror, sidomos infrastruktura në këtë vendbanim ka ngecur me kohën duke qënë plotësisht jashtë vëmendjes qeveritare, shkruan portali Drini.mk

Kandidimi i avokatit Useini, duke pasur parsysh informacionet e mësipërme por edhe rrethin e tij familjar, sic duket kësaj radhe ja ka prishur “hesapet” BDI-së e cila këtë vendbanim e ka llogaritur si një bastion të saj për këtë proces zgjedhor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu