Pagjumësia prek një në tre njerëz. Pjesa më e madhe e njerëzve të rritur përpëliten në krevat në mënyre që të gjejnë rehatinë, për të bërë një gjumë të mirë, që shpesh zgjat shumë pak orë.
Arsyeja e gjumit jo të qetë që bëjmë, mund të jenë ushqimet apo pijet që ne konsumojmë përpara se të futemi në shtrat. Sammy Margo, autor i librit “The Good Sleep Guide’, tregon se cilët janë ushqimet që mënyrë kategorike nuk duhen konsumuar para gjumit.
Alkooli: Pirja e alkoolit para gjumit do t’ju krijojë ndjesinë e përgjumjes, por do ta keni të pamundur të arrini në fazëen e gjumit të thellë dhe të qetë nëse keni konsumuar alkool. Përdorimi i alkoolit rrit gjithashtu intensitetin e rrahjeve të zemrës, duke ju bërë që të kaloni në gjendje ankthi.
Ushqimet pikante: konsumimi i ushqimeve pikante mund t’ju japin dispepsi. Në specat djegës, ndodhet një përbërës aktiv që ndikon në ndryshimin e gjumit me anë të ndryshimit të temperaturës së trupit.
Ushqimet me yndyrë: Ushqimet me yndyrë janë shumë të vështira për t’u tretur. Kjo bën që në stomak të formohet acid, i cili shkon deri në ezofag, duke shkaktuar atë që ne e quajmë urth. Ushqimet e shpejta, akulloret, apo ushqimet me shumë djathë duhen evituar menjëherë përpara gjumit.
Kafja: Përmbajtja e kafeinës në kafe, ndikon në largimin e gjumit. Trupit i duhet të paktën 10 orë që të pastrohet nga kafeina. Ndaj personat që nuk bëjnë gjumë të rehatshëm natën, kafen e fundit duhet ta pinë 10 orë përpara orarit të gjumit.
Djathi: Djathërat kanë një përmbajtje të lartë aminoacidesh tyramine, i cili e ndihmon trurin që të çlirojë një kimikat I cili e lë trurin tuaj vigjilentë, pra zgjuar.