Ushtarët izraelitë arrestojnë deputetin palestinez

Ushtarët izraelitë arrestuan deputetin palestinez Azzam Selheb pasi bastisën shtëpinë e tij në qytetin El-Halil në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga “Blloku Ndryshimi dhe Rikuperimi” i Lëvizjes Rezistenca Islamike Palestineze (Hamas) në Parlamentin palestinez theksohet se anëtari i tyre Selheb është arrestuar nga ushtarët izraelitë dhe është dërguar në një vend të panjohur.

Ndërsa nga Izraeli bëhet e ditur se ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen.

Më parë “delegacioni i çështjeve të pengjeve” i Organizatës për Çlirimin e Palestinës kishte deklaruar se në burgjet e Izraelit ndodhen 7 deputetë palestinezë, ku bashkë me arrestimin e Azzam Selheb theksohet se numri i parlamentarëve palestinezë në burgjet izraelit ka arritur në 8.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu