Shkencëtarët amerikanë janë duke punuar në gjeneratën e re të veshjeve ushtarake për ushtarë, frymëzuar nga kostumi i përdorur në filmat e “Iron Man” (Njeriut të Hekurt) – dhe thonë se do të bëhet realitet brenda dy vitesh.
Kostumi i emëruar Talos do t’i jepte veshësit të tij super-fuqi, si aftësi për të parë në errësirë, dhe një mënyrë për t’iu shmangur plumbave.
“Veshja transformohet nga gjendja e lëngshme në të ngurtë brenda milisekondave kur aplikohet një fushë magnetike ose elektrike”, thuhet në faqen e ushtrisë në internet.
Veshja do të ketë gjithashtu edhe nerva në formën e sensorëve që do të shtrihen ndaj lëkurës për të monitoruar temperaturën bazë të trupit, temperaturën e lëkurës, normat e zemrës, pozicionin e trupit dhe nivelet e hidratimit.
Kjo veshje e re ushtarake pritet të testohet më 2018.