Vajza e zëvendësit të Sasho Mijallkovit, kandidate e BDI-së për deputete

Bashkimi Demokratik për Integrim, si duket assesi s’po mund të lirohet nga ndikimi i strukturave të shërbimit sekret maqedonas. Dyshimet për këtë i shton kandidimi i vajzës së zëvendësi të sasho Mijallkovit, respektivisht ish zv.drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Mirvet Elmazi, si kandidate të dytë në listën partiake në njësinë zgjedhore numër 1, që përfshin një pjesë të Çairit, Sarajin dhe Studeinçanin. Vajza e Mirvet Elmazit quhet Lirije Elmazi Rexhepi.

Kandidimi i saj ka shkaktuar huti edhe te vetë strukturat partiake të BDI-së, sepse ajo më nuk jeton në Komunën e Sarajit. Mirvet Elmazi ka qenë zëvendës i Sasho Mijallkovit në kohën kur janë përgjuar udhëheqësit e BDI0-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, prandaj ekzistojnë dyshime se din diçka për këta dy, që do të ishte e rrezikshme të dalë në opinion, transmeton Lajm.

Për këtë arsye supozohet se ajo është kandiduar për deputete edhe pse është e panjohur për opinionin, nuk ka asnjë eksperiencë dhe sapo e ka mbaruar fakultetin. Votuesit shqiptarë në njësinë numër 1 tashmë kanë filluar t’i pyesin përfaqësuesit e BDI-së se pse në këtë njësi vendosën të kandidojnë dy figura kontroverse, si Artan Grubi dhe Lirije Elmazi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu