Luiza Duraki, një vajzë me origjinë nga Haraçina e Shkupit do të jetë pjesë e garës së zgjedheve federale në Bruksel, që do të mbahen më 9 qershor 2024.
Luiza është renditur e katërta në listën zgjedhore federale belge, dhe se si kandidate e PS ka gjasa të pakontestueshme për të fituar në këto zgjedhje, duke siguruar një vend deputeti, përcjell INA.
Luiza që tashmë ka rreth 28 vjet ka lindur në Haraçin, ndërsa në moshën 5 vjeçare bashkë me familjen e saj erdhën në Bruksel.
Luiza ka studiuar drejtësinë në Universitetin e Lirë të Brukselit. Ajo ka punuar në Gjykatën e tregtisë, ndërsa punoi edhe në Pallatin e drejtësisë në Bruksel. Ajo pret mbështetjen e gjerë në këto zgjedhje./INA/