Vaksina e re kundër HIV-it, “gozhda e fundi në arkivolin” e kësaj sëmundje

Shkencëtarët pohojnë se vaksina e re kundër HIV-it, e cila do të testohet javën e ardhshme në Afrikën e Jugut, mund të jetë “gozhda e fundi në arkivolin” e kësaj sëmundje, nëse ka sukses.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Nacional Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), njoftoi se preparati i ri mjekësor është premtues.

Studimi, me titull NVTN 702, fillon të mërkurën dhe do të përfshijë 5.400 burra dhe gra aktiv në aspektin seksual të moshës mes 18 dhe 35 vjeç, prej 15 vendeve në mbarë Afrikën e Jugut.

Bëhet fjalë për testimin më të avancuar dhe më të madh të vaksinës kundër HIV-it në Afrikën e Jugut, ku në ditë më shumë se 1.000 persona infektohen me virusin e mungesës së imunitetit të njeriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu