Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 4”, Laerti dhe Valbona janë vendosur përpara një zgjedhjeje të rëndësishme. Dy banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të vendosnin nëse do vazhdonin të luanin si një konkurrent i vetëm ose të ndaheshin.
E vetëm nëse njëri prej tyre do të zgjidhte të ndaheshin, atëherë ata të dy do të dilnin në një nominim kokë më kokë, e si pasojë njeri prej tyre do të lërë shtëpinë në prime-n e së martës.
Teksa Valbona ishte te dhoma e dëshirave ajo nuk e pranoi këtë ‘ofertë’, duke vendosur që të vijonte të ishte një konkurrent i vetëm me Laertin.
Ky i fundit ishte te dhoma e rrëfimit kur u pyet nga Ledion Liço nëse donte të vijonte që qëndronte me Valbonën apo të rikthehej në një banor të vetëm. Laerti vendosi që të ndahej nga banorja, e në këtë mënyrë ata janë në një nominim kokë më kokë.