Dy ditë para fillimit të zgjedhjeve lokale në Malin e Zi (ku DPS Milo Gjukanoviç dhe partnerët e tij të koalicionit morën fitore bindëse të dielën më 27 maj), një makinë e tipit BMË shihet duke valëvitur flamurin Kombëtar dhe atë të Shqipërisë Etnike.
Makina që bartë dy flamujt lëvizë ngadalë, po ashtu nga kjo makinë dëgjohet edhe muzikë patriotike shqipe, krejt kjo është bërë publike pasi një video u regjistrua nga një prej shoferëve që erdhën pas automjetit të lartpërmendur.Mediat serbe po e komentojnë këtë veprim si skandal për Malin e Zi.
Madje portali serb “blic” thotë se shoferi erdhi nga qyteti Bar, kështu që mund të supozohet se veprime të ngjashme janë kryer në komunat e tjera.“Blic.rs” shkruan se kjo nuk është hera e parë që provokime të tilla po ndodhin në Malin e Zi, por reagimi i autoriteteve lokale – nuk ka.