Valon Bela dashurinë e BDI-së me VMRO-në e quan taktizim karshi LSDM-së?!

Sa herë që BDI thotë se opcioni ‘koalicion me VMRO’ është akoma në tavolinë, duhet të kuptohet si deklarim për t’u pozicionuar më mirë interesi i shqiptarëve tek LSDM dhe kjo quhet taktizim negociator. Kjo bëhet që LSDM të mos mendon se shqiptarët s’kanë kah ja mbajnë tani, sepse opcioni VMRO skadoi (sipas tyre).

Deklarimet e liderit të BDI-së për shkuarje në opozitë kanë për arsye trembjen dhe frikësimin e atyre strukturave që u pasuruan dhe që u ikonizuan familjet e tyre, sepse opozita për ata nënkupton përndjekjet penale, dhënie të llogarisë, shkatërrim të karrierës/ave dhe kthim të pasurisë së tyre të fituar përmes shkeljes së Ligjit …

Të tillët asnjëherë nuk dolën në mbrojtje të liderit të tyre por përkundrazi, fshiheshin dhe të strukur shpresonin që emrat e tyre të mos dëgjoheshin nga veshi i qytetarit përmes përgjimeve …

Sot Aliu mbetet i pazëvendësueshëm jo për faktin sepse ai është i patjetërsueshëm por nga shkaku se shumë njerëz rreth tij kishin ambicie për pasurim të shpejtë, standard më të mirë për ata dhe familjet e tyre dhe eliminimin e secilit që ata e konsideronin konkurues potencial.

Ai mbetet i fuqishëm edhe për faktin se doli i paprekshëm (në aspektin e krimit) nga bombat e dala, madje as nuk u ndikua nga ato.

Tani mbetet të urojmë që vendimi i tij të gëzon jehonën e pavarsisë dhe të mos të bie pre e disa funskionarëve të tij të ndikuar nga bombat e Zaevit dhe që interes kanë shpëtimin e tyre dhe jo të të gjithë shqiptarëve!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu