Vangjel Dule nxjerr sekretet: Si më kërkuan ambasadorët të futem në zgjedhje si opozitë

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së tha në një forum në UET se disa diplomatë të huaj në Shqipëri i kanë thënë atij dhe aleatëve të Partisë Demokratike që të garojnë në zgjedhje edhe pa PD-në, në mënyrë që të fitojnë ndonjë mandat më shumë.

“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumentave të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova.

Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishtë një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër. Nëse do të isha “tete a tete” me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan. Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”, – tha Dule.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu