Ka ardhur koha për fundin e krizës. Me 11 dhjetor populli do të votoje kundër LSDM-së, do ta jap votën e saj kundër LSDM-së pasi që është kundër aktiviteteve të tyre destruktive, pasi që është kundër destabilizimit të R.M.-së dhe për këtë arsye është edhe kundër ridefinimit të shtetit tonë dhe është kundër vendosjes së dy gjuhësisë në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, deklaroi Dime Spasov nga VMRO-DPMNE-ja gjatë takimit me qytetar në Makedonski Brod, njofton Lajmpress.
Ai shtoi se populli shumë mirë e di se çka ka bërë VMRO-DPMNE-ja gjatë dhjetë viteve të fundit.
“Këtu janë edhe efektet pozitive të cilat dalin nga puna e jonë, nga përkushtimi në përmirësimin e klimës së biznesit, në realizimin e masave për tërheqjen e një numri të madh të investimeve të huaja, hapjen e vendeve të reja të punës”, theksoi Spasov.
Gjithashtu sipas tij, VMRO-DPMNE-ja gjatë dhjetë viteve në pushtet ka ulur në nivel historik numrin e papunësisë.
“Gjatë dhjetë viteve të fundit e kemi ulur pa punësinë në nivel historik, në 24 %. Nëse në Makedonski Brod kishte rreth 2.600 persona të pa punë në vitin 2006, sot në evidencën e personave të pa punë ka rreth 1.700 persona. Kjo është për rreth 33 % ulje e pa punësisë në këtë komunë, përderisa në nivel të Republikës së Maqedonisë, pa punësia ishte 38 % ose në vitin 2005 në nivelin më të lartë historik, sot pa punësia është në nivelin historik më të ulët në 24 %”, deklaroi ai.
Spasov është i bindur se qytetarët do ta japin votën e tyre për VMRO-DPMNE-në, pasi që, ashtu si potencoi, duan projektet për përmirësimin e jetës së tyre që të vazhdojnë, të vazhdohet me realizimin e masave të reja, të projekteve të reja me ndërtimin e rrugëve, ndërtimin e spitaleve, shkollave, kopshteve, me hapjen e vendeve të reja të punës si dhe me zgjidhjen e problemeve, të problemeve reale që i mundojnë qytetarët.