“Vdekje për Shqiptarët!” Shqipëria i përgjigjet shkrimeve raciste në Maqedoni

Një ditë më parë në qytetin e Manastirit në Maqedoni, aty ku “lindi” shqipja e të gjithë shqiptarëve” janë vërejtur një sërë shkrimesh (grafiti) raciste mbi Shqipërinë dhe qytetarët e këtij kombi.

Mesazhet raciste vijnë në një kohë kur gjuha shqipe është njohur nga parlamenti Maqedonas si gjuhë zyrtare, edhe pse deri më tani Presidenti ka deklaruar se nuk do të dekretojë ligjin.

Këtë të premte në lidhje me shkrimet raciste, ka reaguar dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila përmes një njoftimi të shkurtër për median, shtyn qeverinë maqedonase dhe autoritetet kompetente që të çojnë përpara përgjegjësisë autorët e këtyre “sulmeve”, siç dhe cilësohen në deklaratë.

Për më tepër lexoni njoftimin e MPJ-së shqiptare:

“Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.

MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjësisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin”- shkruhet në deklaratë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu