Vejseli: PPD është dëshmuar historikisht, sot s’ka parti të mëdha e të vogla (VIDEO)

Partia për Prosperitet Demokratik tubimet e rradhës me qytetarët për të shpalosur platformën parazgjedhore mbrëmë i bëri në Vrapçisht dhe Çiflik të  rrethinës së Gostivarit.

Para të pranishmëve për platformën ekonomike, politike, shëndetsore dhe arsimore foli kryetari i PPD-së dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhlore numrë 6, Abdylhadi Vejseli. Duke e shpalosi platformën ai theksoi se ajo përmban vizione të qarta për një zhvillim të hovshëm social, ekonomik, arsimor e shëndetsor dhe përpasia ndaj partive tjera qëndron se platforma do të  zbatohet me dije dhe komptenecë të lartë nga kuadro të cilat  gjatë veprimtarisë së tyre politike asnjëherë nuk e kanë keqpërdorur vullnetin e popullit të shprehur me anë të votës.

Maqedonia, theksoi më tej Vejseli, asnjëherë brenda këtyre 25 viteve pavarësi nuk ka qenë në gjendje më të rëndë politike, ekonomike e sociale dhe asnjëherë  e vjedhur dhe e korruptuar sa sot nga banda politikanësh që në politikë kanë hyrë ta vjedhin djersën e qytetarit të dhënë nëpërmjet tatimeve dhe dënimeve astronomike që nuk i ka asnjë shtet në botë.

PPD është partia, vijoi më tej Vejseli ka vizion të qartë se si duhet të dilet nga kjo amulli dhe gjendje e rëndë  politike se si duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni se si duhet zbrazur burgjet e stërngarkuara me shqiptarë të pafajshëm siç janë rastet « Monstra » « Sopoti », « Brodeci » prandej ne i kemi dhënë përkrahje të parezervë PS. Ne konsiderojmë se krijimi i gjykatës speciale e cila do të merret me hetimin e krimit të organozuar nga përgjimet e paligjëshme do ti zbardhë me kompetencë rastet e dyshuara dhe aktorët e krimeve do ta marrin përgjigjen e duhur dhe  pasuria e vjedhur e popullit do të kthehet prap dhe do ta vemë në funksion të fondeve sociale.

Këto ditë, vazhdoi më tej Vejseli, Gruevski e imponoi me qëllim para zgjedhësve çështjen e federalizimit të Maqedonisë për përfitime parazgjedhore.

PPD-ja kësaj rradhe nuk do të harxhojë shumë fjalë për këtë temë sepse ne qëmoti e kemi shkruar këtë si platformë politike. Ne nuk diskutojmë se a do të bëhet Maqedonia federatë por kur do të bëhet sepse për këtë na obligon referendumi për  Autonomi politike e territoriale i 11 dhe 12 janarit 1992. Ilirida nuk është proekt i ndarjes së shtetit por proekt k zhvillimit të hovshëm ekonomik, politik,social ,kulturor e shëndetsor i bazuar në praktikat evropiane të regjionalizimit, përfundoi Vejseli. /ina


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu