“Veliaj i burgosur pa gjyq”, Rama: Protesta te SPAK e gabuar, pa mua dhe lalin Tirana s’do ishte transformuar

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë te enjte në sheshin “Skënderbej” punonjësit e bashkisë së Tiranës. Në nisje të fjalës së tij e cilësoi si gabim që s’duhet të përsëritet nga askush që punon në institucionet e shtetit shqiptar, protestën e mbështetësve të Veliajt para gjykatës.

Edi Rama: Disa nga ju shkuan edhe te dera e GJKKO për të protestuar ditën që kryetari u la në burg, pa gjyq, nuk dua t’i gjykoj keq përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më, as nga ju, as nga askush që punon për shtetin shqiptar në çdo institucion.

Sa i takon arrestimit të Erion Veliajt, pavarësisht opinionit të tij personal, Edi Rama bëri të qartë se do të lejojë drejtësinë të vendosë për këtë çështje, por i bëri thirrje asaj t’i japë fund praktikës së prangave pa gjyq.

Edi Rama: Nuk më takon mua të them nëse lali Eri është i pafajshëm apo është fajtor, barra ime është që në këtë detyrë të qëndroj mbi opinionin tim duke ja lënë drejtësisë të vendosë, ndërsa barra juaj është të mos fiket asnjë minut po të vazhdojë në 24 orë, deri sa çështja e kryetarit të marrë drejtim vëmendja ime për Tiranën do të jetë e pandërprerë. Uroj dhe dua të besoj që organet e drejtësisë do i japin të drejtën e një gjyqi dinjitoz, duke i dhënë fund vendosjes së prangave pa gjyq.

Kreu i Partisë Socialistë nuk i kurseu akuzat ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, për të cilin u shpreh se ka penguar shumë punë për zhvillimin e Tiranës.

Edi Rama: Asnjë buf i kënetës mediatike nuk e mbulon dot me shoshën e blozëz diellin kolosal të Tiranës sonë, ku pa mua që e nxorra nga koma nën rrënoja, e pastrova nga llumi dhe e ngrita në këmbë me mbështetjen e popullit të Tiranës dhe PS, dhe pa lali Erin qe e ktheu në një destinacion turisti gjithëvjetor ky qytet s’do ishte kurrë vendi që sot të gjithë lëvizin si evropian.

Rama përseriti objektivin për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030-të.

Edi Rama: Anëtarësimi në BE, ai emri Albania aty në tryezën e gjithë atyre që i kemi parë me dybli, është hakmarrja e çdo shqipari që i kanë bërë të huajt por dhe bufat e mutrat e gjitha kohërave që nga viti 1912, anëtarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana që është lokomotiva e transftromimit historik dhe duhet të vijojë me ju. Që nga kryetarët, lulishtarët policët, këta muaj bashkia e Tiranës duhet të zgjidhet edhe me heret e te flej edhe më vonë.

Ne fund kryeministri i bëri thirrje stafit të bashkise të punojë me intensitet pasi pak ditë pas zgjedhjeve Tirana do të presë udhëheqësit evropianë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu