Artisti i mirënjohur Dali Alili bashkë me piktorin Armend Ademi të premten më 04 nëntor do të hapin ekspozitën e tyre të përbashkët në Nju Jork. Ekspozita e titulluar “24 orë me ngjyra” do të jetë e hapur për të gjithë artdashësit amerikan dhe shqiptarët atje. Dali Alili do të ekspozojë 19 fotografi, ndërsa piktori Armend Ademi me 19 piktura.
“Përmes këtyre krijimeve artistike kemi synuar të reflektojmë nën prizmin e një artisti një ditë përmes ngjyrave”, thekson Dali Alili, i cili e fton diasporën shqiptaro – amerikane që të jetë e pranishme në këtë ekspozitë që do të jetë e hapur në Gallery MC në Nju Jork më 4 nëntor nga ora 18.00 – 20.00 pm, sipas orës amerikane./ina