Veritas zbulon skandalin e rektorit aktual Vullnet Ameti, si i mori titujt akademik në shkelje të ligjit me ndihmën e Beadinit, ja faktet (FOTO)

Një nga kapitujt e botimit të dytë të revistës “Veritas” për parregullsitë në Universitetin e Tetovës i dedikohet dhe shkeljeve ligjore në avancimin e titujve akademik të rektorit aktual të UT-së Vullnet Ameti.

Sipas Veritas, avancimin e tij jo ligjor e ka ndihmuar Nexhbedin Beadini me disa miq të tij në Tiranë ndërsa faktet ata i gjejnë në vetë CV-në e Ametit, ku data e marrjes nga Vullnet Ameti të gradës “doktor” me datat e avancimit të titujve akademikë bie ndesh me ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në CV e rektorit aktual qartë shihet se ai ka doktoruar në vitin 2008. Sipas ligjit të Maqedonisë së Veriut, kalimi në nivel akademik bëhet çdo 5 vjet, që do të thotë se ai në periudhën 2008-2013 duhej të ishte docent (prof asistent), 2013-2018 duhej të ishte profesor inordinar (i asocuar) dhe pas vitit 2018 profesor ordinar sipas ligjit të Maqedonisë së Veriut (profesor sipas ligjit të Shqipërisë). Ligji për Arsim të Lartë në Maqedoninë e Veriut parasheh që vetëm profesori ordinar të zgjidhet për rektor, që nënkupton se ai ligjërisht në këtë pozitë ka mundur të ulet në vitin 2018. Mirëpo, si arriti ai të ulet në ulësen e rektorit të Universitetit të Tetovës në vitin 2012?! Çelësi është miku i Nexhbedin plagjiatorit, Prof.Shezai Rrokaj dhe vendimi i lëshuar në Tiranë për titullin profesor për Vullnet Ametin!

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu