Reshjet e fuqishme që e kanë përfshirë Greqinë Verilindore, shkaktuan vërshime në rajonin e qyteteve Komitini dhe Maronia.
Dhjetëra shtëpi janë vërshuar, për çka kanë intervenuar shërbimet e zjarrfikësve për t’i shpëtuar banorët.
Rruga midis Komitini dhe Maronia është e mbyllur për shkak të ujit të grumbulluar, ndërsa komunikacioni është në ndërprerje në rrugët lokale që të çojnë në dy fshatra në rrethinë.
Sipas meteorologëve grekë në rajon kanë reshur 140 tonë shi në një hektar.