Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh të Belgjikës, që do të jetë edhe gara e fundit e Formulës 1, para se pilotët të nisin pushimet dhe të rikthehen sërish për pjesën e mbetur të sezonit.
Piloti francez i Ferrarit vendosi vetëm kohën e dytë më të mirë, por mori “pole position” falë penalizimit me 10 vende të Verstappen, që bëri ndërhyrje në motor dhe ndonëse vendosi kohën më të shpejtë, do të duhet të niset i 11-i.
Provat zyrtare u shoqëruan edhe nga reshjet e shiut, që duket se penalizuan disa prej pilotëve, megjithatë Verstappen bëri një performancë shumë të mirë, që gjithsesi nuk i shërbeu për t’u nisur në krye.
Piloti kampion në fuqi pranoi se do të jetë e vështirë që të synojë triumfin, duke u nisur nga vendi i 11, megjithatë tha se shpreson shumë që të mos ketë reshje në mënyrë që të mund të shfrytëzojë shpejtësinë e makinës.
Në Çmimin e madh të Belgjikës i pari do të niset Leclerc, ndërsa në krah të tij piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez dhe në rreshtin e dytë dy makinat Mercedez të Lewis Hamilton dhe Lando Norris.