Vesa: Kënga e re u kushtohet të gjithë atyre që kanë humbur ndonjë të dashur në jetën e tyre (VIDEO)

Babai i Vesa Lumës tash do të ishte 66 vjeç, ndërsa mallin për të në këtë përvjetor, këngëtarja ka zgjedhur ta shprehë me muzikë. Kjo është mënyra më e mirë që ajo të komunikojë. “Sa mall” titullohet kënga dedikuar atij.
“Ka qenë një ditë pak më e veçantë për mua, për shkak se është ditëlindja e babait tim, i cili nuk ndodhet më mes nesh. Unë kisha kohë që doja t’i dedikoja atij këtë këngë me një video, prandaj më mirë sesa sot, nuk mund të vinte herë tjetër”.

“Ai ka qenë frymëzim për mua, por edhe për dy motrat e mia. Këtë këngë, jo vetëm ia dedikoj babait dhe familjes sime, por edhe të gjithë atyre që kanë humbur ndonjë të dashur në jetën e tyre”.

“Unë nuk jam tipi i personit që flas shumë për ndjenjat e mia. Por, kush më mirë sesa Geri, apo Big Basta siç e njohin të tjerët, mund ta përkthente atë ndjenjë në vargje dhe në muzikë”.

“Unë shpresoj që të përçohet mesazhi edhe te njerëzit e tjerë, e sadopak ta bashkëndiej me të gjithë ata njerëz që kanë humbur të dashurit e tyre”, ka thënë Vesa në një intervistë për Top Channel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu