Veseli: Kongresi i Manastirit unifikoi kombin

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka bërë një postim në facebook duke kujtuar Kongresin e Manastirit në vitin 1908 për unifikimin e gjuhës shqipe.

Kongresi i Alfabetit u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor dhe në të morën pjesë 160 delegatë nga të gjitha komunitetet shqiptare si dhe nga Rumania, Italia, Greqia, Turqia, Egjipti e Amerika.

Veseli po konsideron se kjo ngjarje është ndër më të lavdishmet në historinë e popullit tonë.

Ai shton se përcaktimi i Kongresit për shkronjat latine, ishte një vazhdim i traditës së Skënderbeut që orientimin strategjik e kishte drejt Perëndimit.

Postimi i Veselit:

Kongresi i Alfabetit i mbajtur në Manastir 108 vjet më parë me pjesëmarrjen e figurave më të shquara nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, ka qenë një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së popullit tonë.

Në këtë Kongres kishte shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë dhe protestantë të cilët duke njësuar alfabetin ndërmorën një hap vendimtar drejt unitetit kombëtar. Po ashtu përcaktimi për shkronja latine ishte një vazhdim i traditës së Skënderbeu që orientimin strategjik e kishte drejt Perëndimit. Vendimet e atij kongresi historik vlejnë edhe sot si denoncim e përgenjështrim qoftë ndaj atyre zërave sporadikë që përpiqen të mbjellin përçarje mes Prishtinës dhe Tiranës e qoftë ndaj atyre që aleancat i kërkojnë në Lindje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu