Vetëm 11 ditë para zgjedhjeve, FBI jep lajmin surprizë për Hillary Clinton

Kreu i FBI-së, James Comey ka deklaruar ditën e premte se do të hapë për rishikim të gjitha emailet që Hillary Clinton ka dërguar në kohën kur ajo ishte Sekretare Shteti.

E gjithë kjo konfirmohet nga letra që drejtori i FBI-së i ka dërguar tetë kongresmenëve pikërisht vetëm 11 ditë para zgjedhjeve për President të SHBA-së.

Në këtë periudhë ku Donald Trump nuk është aspak mirë me rezultatet në krahasim me Hillary Clinton, kjo deklaratë e drejtorit të FBI-së për rishikimin e emaileve të Hillary, ku mendohet të ketë edhe emaile personale, mendohet se do t’i prishë punë kësaj të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu