Vetëm dy lojtarë evropian kanë më shumë gola ndërkombëtarë sesa Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka shtrirë rekordin e tij si golashënuesi më aktiv i golave në nivel ndërkombëtare, me vetëm dy futbollist përpara tij në listën e të gjitha kohërave.

Ronaldo shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Letonisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin për Kupën e Botës.

Dy golat e tij rritën numrat e tij të përgjithshëm ndërkombëtar të golave, duke shënuar 73 gola dhe duke parakaluar Klosen me 71 gola.

Por janë vetëm dy lojtarë të cilët kanë më shumë gola se Ronaldo edhepse pritet që Ronaldo t’i kalojë edhe ata.

Bëhet fjalë për legjenden hungareze Sandor Kocsis i cili ka 75 gola dhe Ferenc Puskas i cili ka 84 gola. /Indeksonline/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu