Vetëvendosje ia merr AAK-së Ali Lajçin

Ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi pritet që brenda pak orësh ta zyrtarizojë kalimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar vetë Lajçi në një prononcim për Telegrafin.

“Po jemi në biseda jemi shumë afër. Brenda pak orësh do të jetë zyrtare”, ka thënë Lajçi. Ali Lajçi ka qenë kandidat për deputet i AAK-së në zgjedhjet e fundit.

Lajçi ishte edhe anëtar i komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai kohët e fundit ka qenë kundërshtues i madh i versionit qeveritar për demarkacionin me Malin e zi./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu